E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Ky vit ishte i suksesshëm për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga priti sot në takim Komisionerin e Lartë Britanik në Barbados & Karaibe Lindore, Paul Brummell.

Presidentja Jahjaga theksoi se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Kosovën pasi që është përmbyllur procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë dhe është qartësuar perspektiva evropiane e Kosovës.

Ajo tha se Kosova vazhdon të jetë promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe promotor i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet. Ajo theksoi se me Serbinë ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-së, dhe theksoi rëndësinë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve.

Presidentja Jahjaga falënderoi z. Brummell për ndihmën konkrete të dhënë në procesin e njohjeve nga vendet e Karaibeve.

Komisionieri i lartë i Britanisë së Madhe thekoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën si në konsolidimin e në skenën ndërkombëtare ashtu edhe për procesin e integrimit euroatlantik dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›