E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti "Kleçka" në rigjykim

(E plotësuar) Kolegji i Gjykates Supreme ka marrë vendim që çeshtja e rastit Kleqka të kthehet në rigjykim dhe kërkesa e prokurorit për rishqyrtim të lendës merret përbazë pjesërisht.

Gjykata ka hedhur poshtë kerkesën e prokurorisë së Fatmir Limaj dhe të tjeret duhet të paraburgosen.

Gjykata Supreme i merr përbazë deshmite e deshmitarit X.

Vendimi sapo është marr nga trupi gjykues i përberë prej 3 ndërkombetarëve dhe 2 vendorve.

Fatmir Limaj dhe të tjeret në aktgjykimin e shkallës së parë ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Qarkut. Ata u perballen me ketë proces per disa muaj rresht dhe akuzohen per krime lufte. Seanca po vazhdon edhe në këto momente.

....

 Përfaqësuesja e Prokurorisë Shtetërore ka nisur paraqitjen e argumenteve pse duhet të kthehet në rigjykim rasti Kleçka.

Ajo ka kërkuar që nëse rasti kthehet në rigjykim, atëherë të pandehurve menjëherë t'iu caktohet masa e paraburgimit. Këtë prokurorja e ka arsyetuar me faktin se të gjithë kanë pozita të rëndësishme në politikë dhe shoqëri dhe kështu mund të largohen nga Kosova.

“Ekziston dyshim që meqenëse Limaj është figurë e njohur politike dhe deputet mund të synojë post tjetër ministror, në mënyrë që të sigurojë veten, por edhe të largohet jashtë vendit”, ka thënë ajo duke iu referuar Fatmir Limajt, transmeton KTV.

Limaj ka thënë se ai është shembull për të tjerët dhe se nuk ka pse t’i ikë drejtësisë duke shtuar se ai shpesh është ballafaquar me drejtësinë.

“Dua të mbështes fuqishëm aktgjykimin nga një trup gjykues i respektueshëm. Nuk kam çka t'i shtoj atij aktgjykimi. Ka ardhur koha të na gjykoni në bazë të fakteve e jo në bazë të paragjykimeve dhe spekulimeve. Nuk jemi fajtor për të kaluarën tonë se nuk zbatuar standarde evropiane por duhet ta respektoni përpjekjen tonë të tanishme për të ndërtuar një shtet ligjor”, ka theksuar Limaj./Indeksonline/

......

Gjykata Supreme, sot pas orës 15:00 do të marr vendim për rikthimin e lëndës në rigjykim apo për mbylljen e kësaj çështje penale e njohur si rasti “Kleçka”.

Avokati mbrojtës i deputetit, Fatmir Limaj, beson se Gjykata do ta refuzojë ankesën e prokurorit për rikthimin e lëndës në rigjykim.

“Besoj që Kolegji i Gjykatës Supreme do ta refuzojë ankesën e prokurorit, sepse ne kemi ofruar prova të mjaftueshme se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë duhet të merret për bazë”, ka thënë avokati Tahir Rrecaj.

Ai tha se ka kundërshtuar edhe ankesën e prokurorisë edhe sa i përket pranimit të provave të dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

“Ne besojmë që sot do të përfundojë kjo çështje penale që është e njohur si rasti “Kleçka”, ka thënë Rrecaj.
Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, ka procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës./V.Krasniqi/Indeksonline/

----

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Fatmir Limajn dhe tre të tjerët për shkak se të njëjtit mund të arratisen nga Kosova.

Por pala mbrojtëse e ka kundërshtuar fuqishëm kërkesën e Prokurorisë duke thënë se nuk ka kurrfarë baze ligjore të ndodh kjo.

Prokuroria ka kërkuar që të merren përbuzë dëshmitë e Agim Zogajt, dëshmitarit X. Seanca po vazhdon ende në Gjykatën Supreme./V.K/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›