E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: E munda ushtrinë e Daçiqit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke iu përgjigjur kërcënimeve të homologut serb, Ivica Daçiq, i cili pati deklaruar se po ta takonte Hashim Thaçin gjatë luftës do ta likuidonte, i është përgjigjur duke thënë se gjatë luftës Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ballafaquar me ushtrinë e Daçiqit dhe e ka fituar betejën ndaj tyre.

“Ne e kemi fituar betejën në luftë dhe do ta fitojmë edhe në paqe”, ka deklaruar Thaçi, transmeton RTK.

Kryeministri Thaçi është shprehur krenar që ka qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›