E Diel, 1 Nëntor 2026

Jacobson: VV dëmton reputacionin e Kosovës me taktika të dhunshme

Ambasada amerikane përmes një deklarate për media njoftoi se sot në mëngjes ambasadorja Tracey Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë.

“Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Ambasadorja Jacobson është duke ndjekur seancën e sotme me ftesë zyrtare të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

Video është marrë nga Gazeta Tribuna.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›