Raul, 309 gola me fanellën e Realit
Raul Gonzales bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit. Të dielën, në fushën e Sporting Gijon, sulmuesi 31-vjeçar ka realizuar golin numër 309 me fanellën "merengue", duke kaluar me dy rrjeta legjendarin Alfredo di Stefano. Në mungesë të Van Nistelroit (i dëmtuar), kapiteni po shfaqet gjithmonë e më shumë si lojtari-gol i Realit, ndërkohë që ekzistojnë të gjitha mundësitë që rekordi të rritet më shumë. Ky ishte goli i tij i 216 në La Ligën spanjolle, në 15 sezone të gjitha të kaluara në "Santiago Bernabeu". Raul është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në Kupat e Evropës (aktivitete të organizuara nga UEFA), me 65 rrjeta. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, nëse Florentino Perez do të rikthehet në drejtimin e klubit madrilen, ai synon ta emërojë sulmuesin zv/president. Ai do ta lejojë Raul që të luajë vetëm një nga dy vitet që goleadori ka në kontratë.