Luis Felipe Skolari, pasardhës i Mark Hjuxhs te Mançester Siti
Vetëm pak ditë pasi u largua nga Çelsi, Luis Felipe Skolari është gati për një tjetër aventurë në Premiership. Tekniku ish-kampion bote do të ketë një shans të dytë për të shkëlqyer në atë që cilësohet kampionati më i fortë në botë, pasi drejtuesit e Mançester Sitit po mendojnë ta emërojnë në krye të skuadrës. Sipas tabloidit "News of the World", sheikët në "Istlends" po përgatiten që të largojnë trajnerin aktual, Mark Hjuxhs, dhe posti i tij do t‘i besohet Skolarit. Edhe pse u shkarkua nga "Stremford Brixh" si i dështuar, duke i lënë blutë e Londrës në vendin e katërt në klasifikim (të kaluar edhe nga Aston vila), braziliani kërkon të qëndrojë në kampionatin anglez, për t‘u bërë një prej trajnerëve më popullorë.
Me sa duket, ish-drejtuesi i stolit të Portugalisë nuk do të qëndrojë shumë kohë pa punë: humbja e së shtunës, që Siti pësoi në fushën e Portsmuthit ka konfirmuar momentin e keq të "Sitizens" dhe ka krijuar bindje te drejtuesit e klubit se Hjuxhs nuk është njeriu i përshtatshëm për të drejtuar një skuadër që pretendon majat. Pavarësisht se ka në organikë yje të klasit botëror si Robinjo, Irland apo të tjerë, tekniku nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësi në rezultatet e bluve. Momentalisht Mançester Siti renditet në vendin e nëntë, por vetëm tetë pikë e ndajnë skuadrën nga "zona e ftohtë", ndërkohë që diferenca me Arsenalin e vendit të pestë (pozicion që do t‘i siguronte një vend në Kupën UEFA) është 13 pikë. Skolari ishte kandidat për të drejtuar klubin në "Istlends" që prej fillimit të sezonit, periudhë kur u largua Sven-Goran Erikson, por në atë periudhë tekniku preferoi një pozicion më prestigjioz, si ai te Çelsi. Emërimi i "Big Fil" te Siti "sponsorizohet" edhe nga prezenca e Robinjos dhe shumë lojtarëve të tjerë brazilianë që mbrojnë ngjyrat e klubit.
Ideja për të afruar Luis Felipe Skolarin nuk është e rastësishme. Edhe pse trajneri shihej si alternativë edhe në të kaluarën, tashmë emri i tij lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me synimin për të ndërtuar një skuadër me yje. I pari që do të tentohet të afrohet në klubin veriperëndimor të Anglisë është Kaka. Gjatë merkatos së janarit, sheikët ishin fare pranë blerjes së mesfushorit të Milanit, por marrëveshja nuk u realizua në çastet e fundit. Pavarësisht ofertës multimilionere, lojtari preferoi të qëndronte te Milani, për të fituar titullin në Serinë A. Në këtë këndvështrim, Skolari cilësohet si "çelësi" për të zhbllokuar një transfertë të komplikuar si ajo e Kakasë, që përveç parave kërkon siguri se do të luajë në një skuadër me të cilën do të fitojë tituj e prestigj. Mançester Siti ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me këto spekulime.
Robinjo
Sulmuesi brazilian, i cili shihet si një prej "sponsorëve" më të mëdhenj për emërimin e Skolarit te Mançester Siti, u shpreh se drejtuesit e Çelsit gabuan rëndë duke e shkarkuar nga detyra