Xhuzepe Rosi: Nuk kthehem te Junajted
Sulmuesi i Vijarealit, Xhuzepe Rosi, deklaroi se nuk i intereson të kthehet në Angli për të vazhduar karrierën me Mançester Junajted. 22-vjeçari kaloi dy vjet në "Olld Traford" përpara se të transferohej te klubi spanjoll në vitin 2007. Red Devils" pretendojnë se kanë një klauzolë, sipas të cilës ata janë klubi i parë që mund ta blejnë, nëse talenti italian vendos të largohet nga La Liga. Megjithatë, Rosi nuk mendon të rikthehet në Premiership: "Nuk kam arsye përse duhet të kërkoj të bind Fergusonin. Kur isha në Angli nuk më dhanë asnjë shans, e nuk kam ndërmend të kthehem. Ndihem mirë te Vijareali, këtu kam mundësinë të fitoj eksperiencë dhe jam i lumtur me ecurinë time". Më tej ai shtoi: "Nuk kam ndonjë projekt që të luaj përsëri në Premiership, në këto momente as që nuk e shqyrtoj idenë e transferimit. Gjithsesi, nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen".