E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul, 72 gola në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi legjendar Raul Gonzalez, ka arritur në kuotën e 72 golave të shënuara në garat evropiane, dhe tani ka 2 gola më shumë se Filipo Inzaghi.

“Jam shumë i lumtur për golat, mirëpo më e rëndësishme është arritja e Schalkes në gjysmëfinale, jam i sigurt se Inzaghi, gjatë vitit të ardhshëm do ta zvogëloj këtë epërsi. Megjithatë duhet ti kthehemi ndeshjes, pasi Inter është kampion dhe ata janë në gjendje që të arrijnë qëllimet e tyre. Ishim më të mirë në përgjithësi por ne veçanti gjatë pjesës së dytë, prandaj e kemi merituar atë rezultat”, ka thënë Raul.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›