E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i organeve, Del Ponte: EULEX nuk është i aftë të hetojë

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka deklaruar se EULEX-i nuk është i aftë të zhvillojë hetime për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.

Në një intervistë për shtypin serb del Ponte ka theksuar se EULEX-i nuk mund të zhvillojë hetime jashtë kufijve të Kosovës, sepse nuk ka kompetenca për këtë. "Që hetimet të jenë të pavarura", thekson ajo, duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të OKB”.

"Sa di unë, EULEX-i nuk i është aftë të zhvillojë hetime... para së gjithash nuk ka mbrojtje të dëshmitarëve që do të ishte efikase", ka deklaruar Del Ponte.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›