Raul: Në Schalke edhe një vit

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 21:39
Raul Gonzalez do ta vazhdojë eksperiencën në Schalke edhe një vit. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi spanjoll.
“Do të mbetem këtu deri në vitin 2012. E kam nënshkruar kontratën me Schalken, do të vazhdoj të punoj dhe të kontribuoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha legjenda e futbollit spanjoll, Raul, për magazinën Bild Sport.