La Liga luhet në fundjavë
S’ka grevë. Xhiroja e 30-të e La Ligas spanjolle do të luhet rregullisht në fundjavë. Kështu ka vendosur gjykata civile e Madridit, ‘Purificacion Pujol’, e cila është shprehur kundër protestës së paraparë nga Liga e futbollit spanjoll (LFP), rreth të drejtave televizive në divizionin e parë spanjoll.
Gjashtë skuadra; Sevilla, Villarreal, Saragozza, Espanyol, Athletic Bilbao e Real Sociedad e kishin marrë iniciativën për bllokimin e kampionatit, duke ua propozuar 14 skuadrave të tjera që ta bojkotojnë kampionatin.
Mirëpo, ky gjyq, pasi e dëgjoi kërkesën e këtyre gjashtë klubeve, e hodhi poshtë atë, kështu që kampionati spanjoll do të luhet rregullisht këtë fundjavë, duke u respektuar kështu kalendari i garave, që ishte vendosur në korrik të vitit të kaluar.