E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul-Schalke bisedimet per rinovimin

Klubi gjerman i Schalke 04 dhe përfaqësuesi i Raulit u takuan të premten për të biseduar rreth mundësisë së zgjatjes së kontratës.

34-vjeçari është në sezonin e tij të dytë në Bundesligë, por forma e tij e mirë fizike dhe cilësitë teknike e kanë shndërruar ish-kapitenin e Realit në një titullar fiks në Gelserkirshten.

”Bëmë një hap të parë, për të konsideruar vullnetin dhe pretendimet e futbollistit. Ka disa opsione të ndryshme, por jemi optimistë për rinovimin e kontratës që përfundon në fund të sezonit”, u shpreh drejtori sportiv i Schalkes, Horst Held.

Divergjenca më e madhe midis të dyja palëve duket se qëndron tek vullneti i Raulit për të rinovuar për dy sezone, ndërsa klubi i ofron vetëm një vit më shumë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›