Raul kalon rekordin e Di Stefanos
Sulmuesi i Real Madridit, Raul eshte lojtari qe ka shenuar me shume gola, ne te gjithe historine e klubit spanjoll. Raul shenoi ne fitoren e djeshme, ne Premiera Divizion, ndaj Sporting Gijonit, 4-0. Serzhio Ramos krosoi ne '15 dhe Raul shenoi golin e pare, duke parakaluar legjenden, Di Stefano qe kishte shenuar 307 gola. Raul shenoi golin e tij te 309, kur realizoi edhe te katertin per Madridin, ne fitoren e djeshme. Golin e tij te pare Raul e shenoi per ekipin qe e ka fituar nente here Ligen e Kampioneve, ne nje ndeshje derbi, ndaj Atletikos, ne moshen 17 vjecare, ne vitin 1994. Ai udheheq edhe listen e golashenuesve ne Ligen e Kampioneve. Kapiteni i Real Madridit ka shenuar gjithsej 64 gola. 31-vjecari, i cili mban numrin shtate te fanelle eshte fitues i 3 titujve "Champions' dhe gjashte titujve ne kampionatin spanjoll. Ky eshte sezoni i tij i 15-te me Real Madridin. Ai ka zhvilluar gjithashtu 102 ndeshje me ekipin perfaqesues te Spanjes dhe ka shenuar 44 gola ne total. Sulmuesi me origjine argjentinas, Di Stefano ndihmoi Realin te fitoje 5 here Ligen e Kampioneve, mes viteve 1956 dhe 1960. Ai kishte fituar ne ate kohe, para se te mbyllte karrieren, edhe tete tituj kampione ne Spanje. Di Stefano u zgjodh president nderi i klubit te Real Madridit, ne vitin 2000. Real Madrid tashme njeh edhe nje legjende tjeter, Raul qe ka shenuar cdo rekord me fanellen e ketij ekipi.
Premiera Divizion
Java e 23-te
A. Bilbao-Rekreativo 1 - 1
Numancia-majorka 0 - 1
Resing S.-Vilareal 1 - 1
Sporting G.- Real M. 0 - 4
Almería-valadolid 3 - 2
Valencia-Malaga 1 - 1
Deportivo-Osasuna 0 - 0
Barcelona 60
Real Madrid 50
Valencia 38
Sevilja 38
Vilarreal 38
Málaga 36
Atlétiko M. 35
Deportivo 35
Valadolid 30
A. Bilbao 30
Santander 29
Almería 27
Gijón 27
Betis 26
Getafe 26
Rereativo 25
Osasuna 21
Majorka 21
Numansia 20
Espanjol 18
Premiera Divizion
Java e 23-te
A. Bilbao-Rekreativo 1 - 1
Numancia-majorka 0 - 1
Resing S.-Vilareal 1 - 1
Sporting G.- Real M. 0 - 4
Almería-valadolid 3 - 2
Valencia-Malaga 1 - 1
Deportivo-Osasuna 0 - 0
Barcelona 60
Real Madrid 50
Valencia 38
Sevilja 38
Vilarreal 38
Málaga 36
Atlétiko M. 35
Deportivo 35
Valadolid 30
A. Bilbao 30
Santander 29
Almería 27
Gijón 27
Betis 26
Getafe 26
Rereativo 25
Osasuna 21
Majorka 21
Numansia 20
Espanjol 18