E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus gabon ne shtepi, i largohet titullit

Ndeshjet e javes se 24-et ne Seria sollen nje surprize te madhe. Barazimet e nje dite me pare, te Lacios me Torinon dhe te Napolit me Bolonjen, u pasuan me nje tjeter barazim te papritur, ne "Dele Alpi". Juventus nuk shkoi me teper se nje barazim 1-1 me Sampdorian. Fati i keq i shoqeroi gjate gjithe ndeshjes bardhezinjte. Te besuarit e Ranierit krijuan raste pa fund, por nuk munden dot te shenonin me shume se nje gol ne pjesen e dyte te ndeshjes. Bardhezinjte u ndeshkuan shume shpejt, me ane te Pazinit, ne 10'. Ne 62' Amauri barazoi shifrat, gol qe mbeti ne fuqi deri ne fund te ndeshjes. Mbrojtja e Sampdorias rezultoi e forte dhe Juventusi humbi nje shans per t''u afruar ne krye me Interin. "Ishim pa fat ndaj Sampdorias, ndoshta deshtimi nuk mund te pranohet," - theksoi pas ndeshjes autori i golit te barazimit per bardhezinjte, Amauri. Lojtari ben autokritike, pas ndeshjes Juventus-Sampdoria. Bardhezinjte ishin pergatitur per te fituar ndeshjen, me qellim qe te ndiqnin Interin ne krye te klasifikimit. "Ne kishin raste pa fund he portieri i tyre nuk na lejoi te shenonim," - shprehet lojtari juventin. Ndeshja me Spampdorian duhej shfrytezuar mire, me qellim qe Juventusi te afrohej me Interin, qe luajti ne darke, ndeshjen derbi ndaj Milanit. "Ne tentuan te fitonim me te gjitha menyrat por fati nuk ishte me Juventusin dhe ndonjehere duhet t'i bindesh. Te shohim sesi do te shkoje ndeshja derbi. Shpresojme te mos shkeputemi ne krye te klasifikimit," - thekson Amauri. Juventus nuk dorezohet, ne gare per titullin, pavaresisht rezultateve te fundit qe nuk kane qene shume bindese. "Ne do te shpresojme deri ne fund, Juventus eshte nje klub i madh dhe une jam i lumtur," - perfundon braziliani i bardhezinjve. Ndeshja e jashtezakonshme ne Xhenoa, mes ekipit vendas dhe Fiorentines. Djemte e Gasparinit mbeten me 10 lojtare, sepse Biava doli me karton te kuq, ne mesin e pjeses se pare. Por rezultati 3-0 eshte permbysur nga Adruian Mutu dhe ndeshja perfundoi ne barazim, 3-3 duke e lene te hapur garen per vendin e katert. Roma bie ne Bergamo. Atalanta shenoi brenda 10 minutave ne pjesen e dyte tre gola, nje me ane te Kapelit dhe dy i shenoi Dino.

Seria A

Java e 24-et

Atalanta - Roma 3-0

Kaljari - Lece 2-0

Kievo-Katania 1-1

Xhenoa-Fiorentina 3-3

Juve-Sampdoria 1-1

Lacio-Torino 1-1

Napoli-Bolonja 1-1

Rexhina-Palermo 0-0

Siena-Udineze 1-1

Klasifikimi

Inter 53

Juve 47

Milan 45

Fiorentina 42

Xhenoa 41

Roma 40

Kaljaari 37

Atalanta 36

Palermo 36

Napoli 35

Lacio 32

Udineze 31

Siena 27

Katania 27

Sampdoria 26

Bolonja 23

Lece 22

Torino 20

Kievo 20

Rexhina 17


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›