Partizani mundet dhe i afrohet "te ftohtit"
Ne fund te klasifikimit, ose sic njihet "zona e ftohte", beteja mbetet po aq e forte, sa edhe ne gare per titullin kampion. Ndeshjet e javes se 20-te sollen humbjen e partizanit, qe ndalet ne Peqin, pas ecurise pozitive ne ndeshjet e kaluara. Te kuqte e Shpetim Duros jane ndeshkuar ne pjesen e pare dhe nuk kane mundur dot te barazojne, pavaresisht perpjekjeve ne 45 minuteshin e fundit te ndeshjes. Me kete fitore Shkumbini parakalon fqinjet e Beses se Kavajas. Partizanit i jane lekundur serish pozitat ne fund, pasi Bylis dhe Lushnja shenuan secila nga nje barazim. Barazimi i Lushnjes duhet cilesuar me pozitiv, per shkak se luajti jashte shtepise. "Lagunaret" edhe pse jane ne fund, ne ndeshjet e ketij viti nuk kane pesuar asnje humbje. Flamurtari barazoi shifrat, duke i hequr dy pike vendasve ne Ballsh. Bylis mbetet i parafundit, pas barazimit te djeshem. Ne rrezik per te rene ne nje kategori me poshte dhe ne gare per te mbijetuar shihen tre ekipe: Bylisi, Lushnja dhe Partizani. Te kuqte, 15 here kampione ne Shqiperi, jane duke i bere llogarite e ketij sezoni, per te mbijetuar. Pas javes se 20-te, te kuqte ndodhen nje pike para dy skuadrave te fundit. Ndeshjet mes tyre dhe javet e fundit do te jene percaktuese, per ekipet qe do te qendrojne mes me te mirave ne sezonin e ardhshem.