E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul në Al Sadd

Klubi nga Katari, Al Sadd ka konfirmuar transferimin e sulmuesit spanjoll Raul. 34 vjeçari u largua nga Schalke 04 pas përfundimit të kampionatit në Bundesligë edhe pse shkëlqeu për skuadrën nga Gelsenkirchen pas transferimit nga Real Madridi më 2010.

Destinacioni i tij i ardhshëm ishte i panjohur por Al Sadd ka njoftuar në uebfaqen e tij se Raul do të jetë futbollist i tyre për sezonin 2012/13.

“Raul ka nënshkruar kontratë me klubin për sezonin 2012/13”, thuhej në komunikatën e publikuar nga Al Sadd.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›