Rauli barazon Inzagin si golashënuesin më të mirë në kupat e Europës
Madrid - Mbrëmja e kaluar ishte mjaft e veçantë për kapitenin e Realit të Madridit, Raul Gonzalesin. Me golin shënuar në ndeshjen me Bate Borisovin, ai arrin të kapë shifrën e golave të shënuar nga Filipo Inzagi në kupat e Europës. Me golin e tij në minutën e 7’ të takimit, Rauli qëndron tashmë në majën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.
Rauli ka shënuar 64 gola në këto kompeticione, aq sa ka shënuar edhe “SuperPipo”. Vetëm në Ligën e Kampioneve kapiteni i Realit ka shënuar 62 gola, duke u renditur pari në këtë kompeticion.
Sulmuesi 32-vjeçar lë pas vetes tani Gert Mylerin me 62 gola, Shevçenkon me 61 dhe Van Nilsteroin me 60. Kujtojmë që dy lojtarët e fundit vazhdojnë akoma të luajnë.
Më poshtë do të paraqesim një klasifikim të golashënuesve në të gjitha kompeticionet e Europës, dhe të atyre në Ligën e Kampioneve.
Pesë golashënuesit më të mirë në të gjitha kompeticionet europiane
1. Filipo Inzagi (ITA/ AC Milan) – 64 gola
- Raul (SPA/ Real Madrid) – 64
3. Gerd Myler (GER) – 62
4. Andri Shevçenko (UKR/AC Milan) – 61
5. Rud van Nistelroi (HOL/Real Madrid) – 60
Golashënuesit në Ligën e Kampioneve
1. Raul (SPA/Real Madrid) – 62 gola
2. Rud van Nistelroi (Hol/Real Madrid) – 60
3. Andri Shevçenko (UKR/AC Milan) – 56
4. Alfredo di Stefano (ARG/SPA) – 49
5. Euzebio (POR) – 47
6. Tierri Henri (FRA/Barcelona) – 46