Sekretari i Jashtëm Miliband vizitë të pa pritur në Kabul
Kabul Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband ka mbërritur në një vizitë të pa pritur në Afganistan. Gjatë vizitës në Kabul, Miliband ka zhvilluar një takim me presidentin afgan Hamit Karzai. Ambasada britanike bëri të ditur se Miliband arriti në Afganistan të hënën në mbrëmje. Britania është vendi i dytë kontribuues me trupa në kuadër të forcave të NATO-s, që ndihmojnë Qeverinë afgane për të luftuar militantët talebanë