Raundi 3, Thaçi: Progres në çështjen e telekomit dhe energjisë
PRISHTINË-Në çështjen e telekomit dhe energjisë kemi arritur progres substancial, tha kryeministri kosovar Hashim Thaçi në deklaratën në Bruksel, pas përfundimit të raundit të sotëm të 13-të të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik, takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të përbashkët me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe takimeve dypalëshe që ajo ka zhvilluar më parë.
"Në dy çështjet që i kemi diskutuar, telekomunikacion dhe energji, kemi arritur një progres substancial", tha ai në deklaratën e parë pas këtij takimi të tretë pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi.
Kryeministri Thaçi tha se jemi pajtuar në parim për të dy çështjet, ka mbetur edhe nga një element i vogël të sqarohet në ditët e ardhshme gjatë vizitës së Baroneshës Ashton në Prishtinë dhe në Beograd.
"Kështu që mendoj që edhe ato dy elemente të vogla do të sqarohen në të dy marrëveshjet, për telekomunikacionin dhe energjinë, dhe do të vazhdojmë me implementimin e plotë", shtoi kreu i Qeverisë së Kosovës.
"Jemi dakorduar gjithashtu që takimi tjetër i radhës të mbahet në 24 korrik”, bëri të ditur ai në deklaratën që u transmetua pak më parë në Televizionin e Kosovës.
Edhe kryeministri i Serbisë, Daçiç, sipas njoftimeve të para pas takimit të medias serbe, ka folur për përparim të arritur në bisedimet që i ka quajtur të vështira.
Baronesha Ashton, pas takimit të sotëm me Thaçin e Daçiçin në Bruksel, ka paralajmëruar se do niset për vizitë në Beograd dhe Prishtinë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kosovë-Serbi, përfundon takimi Thaçi- Daçiç në Bruksel