Raundi i 9, Prishtina pranon marrëveshjen, Beogradi kërkon kohë
PRISHTINË- Kosova deklaroi se e ka pranuar marrëveshjen pa ndonjë ndryshim, ndërsa Serbia deklaroi se "është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog" dhe pritet të marrë vendim deri në fund të javës, u bë e ditur në fillimin e ditës së sotme, pas bisedimeve në Bruksel, në raundin e nëntë, të filluara dje rreth në orës 10:30 e që vazhduan më shumë se 13 orë, me takime dypalëshe e trepalëshe të përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, me dy kryeministrat, Hashim Thaçin e Ivica Daçiçin.
Pas takimit, BE ka lëshuar një deklaratë të baroneshës Ashton, ku thuhet se ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive dhe lë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
"Jemi përpjekur të përafrojmë të gjitha idetë e ndryshme që kanë qenë në diskutim gjatë këtyre muajve të fundit dhe kemi kërkuar nga delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit që t’i shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet marrëveshja", thuhet në deklaratë.
"Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta", thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton, sipas raportimeve nga Brukseli.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se "edhe sot pala kosovare është pajtuar me propozimet e baroneshës Ashton për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.
"Propozimi i baroneshës Ashton ka qenë i qartë, ka qenë preciz, dhe ne e kemi pranuar në tërësi pa ndryshime. Sikur që ka ndodhur në tre herët e kaluara, edhe sot Serbia ka refuzuar", tha kryeministri Thaçi.
"Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet", ka theksuar Thaçi, duke shtuar se "është në interesin e rajonit, është në interesin e dy vendeve tona, është në interesin e BE-së".
Kryeministri i Kosovës ka thënë se tash pas raundit të nëntë për marrëveshjen do t’i drejtohet me një “letër pranuese zyrtare" baroneshës Ashton, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Thaçi ka thënë se "Serbia duhet të reflektoje dhe për këtë nuk i ka mbetur shumë kohë", se Beogradi duhet t’i shmanget “logjikës së Vojisllav Sheshelit” dhe se është e rëndësishme që marrëveshja, e cila do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, të arrihet deri në 22 prill.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka thënë se propozimi i ka 15 pika, dhe se është e diskutueshme pika 14, që flet për integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Sipas tij, pranimi i kësaj pike do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që "nuk do të ndodhë".
"Serbia është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog, që të vijë deri te zgjidhja", ka theksuar kryeministri Daçiç, udhëheqës i delegacionit serb, sipas raportimeve të medias.
Kosova dhe Serbia drejt normalizimit të marrëdhënieve zhvilluan edhe raundin e nëntë të dialogut të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të ftuar nga udhëheqësja e procesit, përfaqësuesja e lartë e BE-së baronesha Catherine Ashton, pas takimit të 2 prillit që nuk rezultoi me marrëveshjen e pritur për veriun dhe asociacionin-bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
Bisedimet në nivel të lartë mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiç, nën kryesimin e BE-së e mbështetur nga SHBA-të, kanë nisur nga 19 tetori 2012, ndërsa pasojnë dialogun teknik Kosovë-Serbi, të filluar para dy vitesh, në 8 mars 2011, e që ka pasur 9 raunde.
(m.a/ata/BalkanWeb)