Partia Socialiste mbledhje grupi, para seancës plenare të Kuvendit
TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së në mbledhjen e sotme ndërmori vendime të rëndësishme ne lidhje me aksionin politik që ka ndërmarrë në bashkëpunim me aleatin më të ri LSI.
Partia Socialiste, një orë para fillimit të seancës së sotme parlamentare, ka mbledhur grupin e saj parlamentar, nga ku pritet të dalë me një vendim mbi kandidaturat për vendet e mbetura vakant në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. Sipas Kodit Zgjedhor, emrat e këtyre kandidatëve duhet të propozohen dhe miratohen brënda 48 orëve nga dorëheqja e tyre
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shoqërohet me debate dhe replika të ashpra pas lëvizjeve politike dhe aksionit më të fundit politik që ka ndërmarrë koalicioni i sapoformuar PS-LSI për bashkimin e votave në cdo Këshill Bashkiak.
(e.m/BalkanWeb)