E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: KQZ s’mund të funksionojë kështu, duhet të jetë e plotë

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka komentuar sot situatën e krijuar në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga opozita, Denar Biba e Albana Shtylla.

Në këto kushte, ka thënë Wollfarth “KQZ nuk mund të funksionojë kështu, por duhet të jetë i plotë”.

Sipas tij, “Nuk është e rëndësishme të caktohet se kush e ka fajin, rëndësi ka që të gjithë të japin një kontribut pozitiv”.

Ambasadori Wollfarth iu kujtoi palëve rekomandimet e OSBE në 2009, sipas të cilave palët mbi të gjitha duhet të kenë mirëkuptim.

Këto deklarata, kreu i prezencës së OSBE i bëri nga Instituti ‘Ramazan Kabashi’ ku kishte shkuar të vizitonte fëmijët e verbër.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›