E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ray Manzarek i legjendarëve The Doors vdes në moshën 74-vjeçare

manzarekGjermani- Ray Manzarek, performuesi në tastierë dhe anëtar themelues i grupit rok të viteve 1960 The Doors, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

Ai formoi grupin së bashku me këngëtarin legjendar Jim Morrison në vitin 1965, pas një takimi në Venecia Beach, Los Anxhelos.

Manzarek, i cili kishte vuajtur nga kanceri në gypin biliare për shumë vite, vdiq në një klinikë në Rosenheim, Gjermani, me gruan e tij dhe vëllezërit që i qëndruan mbi kokë.

The Doors fitoi famën në vitin 1960 me hitet të tilla si: ‘The End’, ‘Break on Through to the Other Side’ dhe ‘Hello I Love You’.

Ata shitën më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën dhe Manzarek u bë një nga tasteristët më të njohur të epokës së tij.

Vdekja e Morrison nga infarkti në zemër në një banjë në Paris më 3 korrik 1971 bëri që Manzarek të merrte si detyrë të kënduarit.

Në vitet e tij të fundit, Manzarek luajti në banda të tjera dhe në vitin 1998, shkroi një biografi ‘Light My Fire: My Life with The Doors’.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›