E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evazioni i taksave në Parlamentin Evropian, 1 trilionë Euro u fshehën

eu-dhe-peBruksel- Parlamenti Evropian mblidhet sot për të debatuar mënyra për të trajtuar evazionin fiskal, përpara një samiti të BE-së mbi këtë çështje.

BE-ja, sipas BBC-së, thotë se 1 trilionë Euro në një vit janë të humbura në shtetet anëtare nëpërmjet evazionit të taksave, shtatë herë sa buxheti i BE-së.

Eurodeputetët pritet të bëjnë thirrje për një listë të zezë të gjerë mbi taksat në Evropë dhe presioni ka të ngjarë tu drejtohet vedneve si Zvicra, së cilës do t’i kërkohet të zbusë sekretin bankar.

Javën e kaluar ministrat e Financave të BE-së ranë dakord të fillojnë bisedimet me Zvicrën, së bashku me Lihtenshtajnin, Andorran, Monakon dhe San Marinon, mbi shkëmbimet e informacionit mbi llogaritë bankare.

Përpjekjet për të shtrënguar evazionin fiskal ndjekin një zhurmë në Greqi mbi listën e ashtuquajtur ‘Lagarde’, që përmban emrat e më shumë se 2.000 grekëve duke përfshirë edhe politikanë të lartë me llogari bankare zvicerane.

Kohët e fundit, qeveria socialiste e Francës u godit nga një skandal, pasi ish-ministri i Buxhetit Jerome Cahuzac u detyrua të japë dorëheqjen mbi akuzat e mashtrimit të taksave. Ai më vonë pranoi se ai kishte fshehur rreth 600,000 euro në një llogari bankare zvicerane.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›