Komisioni i Helsinkit: SHBA po humb durimin, jepuni fund lojërave politike
SHBA - Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit Robert Hand, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehu dje keqardhjen për ato që i quajti lojëra politike, përfshirë situatën e krijuar me KQZ.
Z.Hand, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë përfaqësues të qeverisë dhe Kongresit amerikan që folën në seancën e fundit për Shqipërinë, kanë thënë se zgjedhjet e qershorit janë të një rëndësie vendimtare për të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian. Sipas jush çfarë varet nga këto zgjedhje?
Gjithnjë e më shumë ka një humbje durimi me Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të jetë e suksesshme, ne e dimë që e ka mundësinë që të jetë e suksesshme. Ka pasur një farë përparimi në mbajtjen e zgjedhjeve të viteve të fundit, por përparimi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Për fat të keq kemi filluar që tani të shohim për zgjedhjet e ardhshme se po bëhen shumë lojëra dhe KQZ është një prej tyre dhe kjo po shkakton humbje besimi dhe mendoj se kjo është për të ardhur keq. Zgjedhjet duhet të jenë të rregullta. Përsa i takon SHBA, Shqipëria është aleate e NATO-s dhe ne jemi të kënaqur për këtë, ne jemi miq të mirë të Shqipërisë, por ne gjithashtu konstatojmë që Shqipëria nuk po e realizon potencialin e saj të plotë si partnere dhe aleate, përsa kohë që ka paqendrueshmëri politike, përsa kohë që ka korrupsion.
Ju përmendët KQZ. Ju gjithashtu flisni për lojëra politike. Sipas jush çfarë forme duhet të ketë zgjidhja e këtij problemi?
Është pak e vështirë për mua ta parashikoj një gjë të tillë sepse janë bërë lojra me KQZ, duke shkarkuar z.Muho. Shumë njerëz mendojnë se nëse do të ishte respektuar ligji, ky veprim nuk duhet të kishte ndodhur. Prandaj mendoj se duhet të ketë një riangazhim ndaj kodit zgjedhor, ndaj ligjeve, dhe një ide të qartë për ecurinë e mëtejshme. Do të duhet një marrëveshje politike për ta rikthyer këtë formulë, por do të duhet gjithashtu një rikonfirmim i qartë që do ta respektojnë kodin.
Nga reagimet ndërkombëtare, përfshirë SHBA, duket se kritikat për ndryshimin e anëtarit të LSI-së kanë qenë më të forta sesa reagimi ndaj dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës që pasoi. A është kjo një miratim i heshtur i veprimit të anëtarëve të opozitës, si reagim ndaj ndryshimit të parë?
Pyetja që shtrohet është nëse heqja e z.Muho ishte legjitime apo, nëse u bë ligjërisht apo jo dhe shumë mendojnë se nuk u bë ligjërisht, se parlamenti nuk duhej të vepronte siç veproi. Nuk më duket se kjo do thotë që kritikët mbështesim vendimin e dorëheqjeve, por duket se ata po përqendrohen tek mënyra sesi duhet të funksionojë KQZ-ja dhe se efektivisht përpjekja për shkarkimin e përfaqësuesit të LSI-së e vuri në pikëpyetje integritetin e KQZ-së dhe kjo është çështja kryesore.
Si mund të rikthehet besimi i qytetarëve, kur ndoshta nuk ka pasoja për një politikë të tillë polarizuese?
Ka pasur reagim në nivel ndërkombëtar. Nëse këto zgjedhje nuk i plotësojnë standardet do të jenë qytetarët që do të vuajnë pasojat sepse BE do ta përdorë këtë si arsye që të vonojë marrjen e hapave të mëtejshëm për Shqipërinë. Qeveria e SHBA ka kritikuar me të drejtë zhvillimet në Shqipëri dhe mendoj se qytetarët në Shqipëri duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me politikën në vendin e tyre dhe se ne jemi në krah të qytetarëve të Shqipërisë në përpjekjet për ta ndryshuar gjendjen.
(er.nu/voa/BalkanWeb)