Reagime për nderimin e pres. Obama me çmimin Nobel të paqes
Reagimi botëror për nderimin e presidentit Obama me çmimin Nobel të paqes ishte i trazuar me urimet e përzemërta dhe shprehjet e çudisë dhe përçmim. Komiteti Nobel vlerësoi punën e presidentit për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare duke cituar përpjekjet e tij për të pakësuar armët bërthamore. Çmimi i paqes duket të i ka çuditur të gjithë – përfshi vetë zotin Obama.
Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs telefonoi për ta zgjuar presidentin me lajmin e papritur.
Padyshim që u çudit. Më pak se një vitë në detyrë presidenti Obama iu bashkua elitës së luftëtarëve të paqes që përfshijnë Nelson Mandelën, Dalai Lamën dhe Martin Luther King. Toni i zotit Obama ishte përulës.
Të them të drejtën, nuk besoj se e meritoj të jem përkrah figurave transformuese që janë nderuar me këtë çmim – burrave dhe grave që më kanë frymëzuar mua dhe kanë frymëzuar botën përmes kurajos për të sjellë paqen.
Reagimi global ishte i ndryshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e cilësoi ngjarjen një lajm të mirë.
Presidenti Obama mishëron frymën e re të dialogut dhe angazhimit në problemet më të mëdha të botës: ndryshimet klimatike, çarmatimin bërthamor dhe një numër sfidash për paqen dhe sigurinë.
Ish Presidenti amerikan Xhimi Karter e cilësoi zgjedhjen e Obamës si "një vlerësim të artë të komunitetit ndërkombëtar për vizionin e tij dhe angazhimin për paqe dhe harmoni në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Në Universitetin amerikan të Kairos, studiuesi i shkencave politike Said Sadek, e sheh të çuditshme zgjedhjen e z. Obama.
"Nuk ka paqe në Irak, e as në Afgansitan. Konflikti arabo-izraelit është ende i ndezur, dhe si zakonisht asgjë s'ka ndodhur. Gjiri i Guantanamos është ende i hapur. Pra, për çfarë e mori ai çmimin?”
Nga ana e tij, presidenti e ndau nderin e këtij çmim me të gjithë vendin.
"Më lejonin të jem i qartë: Nuk e shoh këtë si një njohje të pëpjekjeve të mia, por kryesisht si një afirmim të udhëheqjes amerikane në emër të aspiratave të njerëzve anembanë vendit”.
Kryetari i komisionit të Nobelit, u pyet nëse çmimi ishte i parakohshëm.
Thorbjoern Jagland, kryetar i komisionit të çmimit NOBEL
"Nëse sheh historinë e çmimeve Nobel, në shumicën e rasteve kemi vlerësuar atë çka shumë personalitete përpiqen që të bëjnë”.
Por nëse çmimi i paqes jepet për të vlerësuar përpjekjet e deritanishme, disa sugjerojnë se ky çmim do të rrisi presionin ndaj Presidentit Obama për të dhënë rezultate konkrete në skenën botërore. Ministri i Jashtëm francez Kushner thotë:
Bernard Kushner, ministër i jashtëm i Francës:
"Ai duhet të provojë vehten e tij dhe më shumë tani e tutje”.
Dy presidentë të tjerë kanë qenë kandidatë për çmimin Nobel: Woodrow Wilson dhe Theodor Roosvelt.