Liqeni i Kraterit, legjenda, historia dhe peisazhi i tij piktoresk
!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} @font-face {font-family:Verdana; panose-1:2 11 6 4 3 5 4 4 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:536871559 0 0 0 415 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} p.MsoBodyText2, li.MsoBodyText2, div.MsoBodyText2 {mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-link:"Body Text 2 Char"; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; mso-bidi-font-size:9.0pt; font-family:"Verdana","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; color:#535353;} span.BodyText2Char {mso-style-name:"Body Text 2 Char"; mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-locked:yes; mso-style-link:"Body Text 2"; mso-ansi-font-size:12.0pt; mso-bidi-font-size:9.0pt; font-family:"Verdana","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Verdana; mso-hansi-font-family:Verdana; color:#535353;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-hansi-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} --> /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Crater Lake, "Liqeni i Kraterit”, kjo mrekulli e natyrës është liqeni më i thellë i Shteteve të Bashkuara, i krijuar nga një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 7000 vjet më parë në zonën jug qendrore të Oregonit. Hollësi për këtë liqen ju sjellim sot në serinë e të shtunës "Parqet kombëtare dhe mrekullitë natyrore të Amerikës".
Në asnjë vend tjetër në botë nuk gjen kombinimin e kthjelltësisë së një liqeni, shkrepa të thepisur rreth 700 metra të lartë, një ishull piktoresk dhe të gjitha këto nga një e kaluar e dhunshme vullkanike.
Çiltërsia e një liqeni të madh malor blue, lart në Kaskadën e Oregonit jugor, duket një vend i pazakontë për një betejë epike të shpirtrave indianë, ... apo për një shpërthim kataklizmik të tokës. E pra, pejsazhi paqësor i Crater Lake u krijua pikëtisht në këtë atmosferë dhune të natyrës.Kjo është historia që kanë përcjellë nga shekulli në shekull banorët indigjenë të kësaj toke, njerëzit e fisit Klamath. Një palë shkrepa imponuese personifikojnë heroin dhe djallin e kësaj përralle. Një prej tyre personifikon Skellin, shpirtin e dritës në botën mbi dhe, ndërsa tjetri Laun, sundimtarin e errësirës në botën e nëndheshme.
Lau, shpirti i nëndheut u zëmërua me njerëzit e veriut. Ai doli nga malet e mëdha mes një reje tymi dhe me një zë gjëmues u zotua t'i shkatërrojë ata.
Skelli, shpirti i botës mbi dhe, erdhi për t'i mbrojtur njerëzit.Për shumë ditë dhe net, Lau dhe Skelli luftuan përmes lumenjve të zjarrit dhe perdeve të hirit. Në betejën e fundit të ashpër, Skelli e detyroi Laun të futej përsëri nën dhe, në strehën e tij të errësirës dhe terrorit,... dhe pastaj shembi malin përmbi të.Për ta ndaluar Laun të shpëtonte, shpirtërat e stuhisë e mbuluan me ujë portën e hyrjes në botën e nëndheshme.Dhe kështu paqa dhe qetësia u rikthyen nëtokë.
Që nga ditët e hapjes së minierave në perëndim, liqenit i janë dhënë emra të shumtë, nga Liqeni i Thellë Blu, tek Liqeni Mahnitës. Fiset Klamath e quajtën atë thjesht, liqeni i ujrave blu.Në këtë vend të shenjtë ata vinin të laheshin me synimin për të takuar shpirtërat që luftuan këtu.
Natyrisht, duket se këtë liqen e mbështjell një atmosferë spirituale.Ai është aq i kthjellët, sa që renditet ndërmjet burimeve më transparente ujore në tokë, ... dhe është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara, mbi 650 metra. Thellësia e madhe dhe pastërtia e jashtëzakonëshme e ujit i japin atij një blu mahnitëse.
Në vitin 1902, Kongresi i Shteteve të Bashkuara krijoi Parkun Kombëtar Crater Lake. Kështu sot, ky pejsazh i bukur, i krijuar mes dhunës dhe i nderuar nga populli i lashtë i zonës, ruhet për të gjitha kohërat, një rezervat i madh natyror në Kaskadën e lartë të Oregonit. //mm//