E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i Bashes: Serbet pengojne rrugen

Ne nje reagim te tij dy dite me pare, ministri i Jashtem Lulzim Basha, vleresoi se konjukturat serbe te interesuara per mosndertimin e rruges qe lidh Shqiperine me Kosoven, kane penetruar ne zyrat e PS dhe me tej jane shnderruar ne akuza absurde ndaj tij, nga Prokuroria e Pergjithshme. "Rruga nuk duhej te ndertohej sepse Kosova nuk duhet te kishte akses te lire ne det dhe Evrope, sepse portet shqiptare nuk duhet te beheshin portet me te rendesishme te rajonit. Rruga nuk duhej te ndertohej sepse rruget e Kosoves per ne Evrope duhet te kalonin neper Serbi", - tha Basha duke theksuar se "ky ishte percaktimi i armiqve dhe kundershtareve te rruges". Sipas tij, "pak pas fillimit te punimeve, Edi Rama nisi sulmin e eger ndaj ketij projekti te shekullit. I ndergjegjshem se perfundimi i rruges Durres-Kukes kompromenton rende te ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denje i Dushan Mugoshes dhe Koci Xoxes mori stafeten nga ata qe per 8 vjet penguan me cdo kusht ndertimin e rruges dhe mobilizoi mercenaret e tij per te nxire dhe perbaltur kete projekt gjigant". Basha vijoi duke thene se "me nje sulm te paster politik, mercenaret e Edi Rames dhe ndokujt tjeter brenda prokurorise moren akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Rames dhe i riprodhuan ato, tashme me stemen e prokurorise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›