E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi/Bashkia e Tiranës: Nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak

03-05-2013 / Gazeta 55

Kallëzim penal për personat përgjegjës të dhunës së ushtruar sot në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak

Bashkia e Tiranës sqaron përmes një njoftimi për shtyp se, sot nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak. “Bashkia Tiranë njoftoi që dje opinionin publik se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ditën e sotme”, thuhet në deklaratën për mediat. Duke qenë se disa këshilltarë socialistë kanë dhunuar institucionin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, Bashkia e Tiranës paralajmëron nisjen e një kallëzimi penal ndaj personave përgjegjës. “Bashkia Tiranë dënon dhunën e përdorur sot  nga disa këshilltarë, ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjithë veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik. Bashkia Tiranë i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës të distancohen nga veprime të paligjshme dhe të dhunshme ndaj institucionit të Bashkisë dhe siguron Këshillin Bashkiak dhe qytetarët e Tiranës se përgjegjësit e veprimeve të sotme antiligjore dhe të dhunshme do të përballen me pasojat ligjore”- thuhet më tej në reagimin e Bashkisë së Tiranës. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›