Reagojne demokratet Votat nxjerrin humbes Edi Ramen

"Kryetari i Partisë Socialiste, që vetëm 4 ditë më parë, sulmoi vendimin e KQZ-së, me akuzën se ishin numëruar votat e hedhura gabim vetëm në 127 kuti dhe jo në të gjitha kutitë e tjera, sot pas vendimit të Kolegjit që vendosi të numërojë çdo votë të panumëruar që është hedhur gabim në kutitë e garave të tjera, ai i kthehet tezës së kanibalizmit.
Duke shpallur numërimin e çdo vote në përputhje me Kushtetutën e vendit si një akt kanibal, dhe kjo vetëm e vetëm se me sa duket votat e numëruara e nxjerrin z. Rama humbës në Bashkinë e Tiranës"-tha Albana Mustafaraj, zëdhënëse e PD-së.