E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit Rama eshtja ne tryezen e grabitjes

Partia Socialiste e konsideron drejtësi të munguar vendimin e mesnatës që dha Kolegji Zgjedhor. Kreu i socialistëve Edi Rama tha se Kolegji nuk u njohu qytetarëve të drejtën e votës, por ktheu edhe një herë çështjen në tryezën e grabitjes.

Pavarësisht se lideri opozitar nuk ka qenë shumë optimist, ai ka siguruar vazhdimin e betejës ligjore për rezultatin zgjedhor të kryeqytetit. Në daljen e tij të parë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor Edi Rama edhe një herë kërkoi largimin një orë e më parë të qeverisë Berisha.

“Kolegji s’pati kurajon të shohë në sy të gjithë të vërtetën dhe nuk mbylli sytë përpara rezultatit të manipuluar të KQZ-së që nxorri humbësin fitues. Sot procesi është kthyer në tavolinën e kanibalizmit elektoral, ku fitorja jonë u grabit dhe u prodhua tabela e turpshme e një rezultati jo vetëm me më shumë vota se zgjedhës, por me më shumë vota se tërësia e fletëve të votimit të gjetura në kuti.

Ne fituam në fushën e garës dhe si të tillë, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë do luftojmë për të shpëtuar demokracinë, çliruar drejtësinë dhe rimëkëmbur ekonominë. Ky proces i pashembullt që ka marrë peng frymën e gjithë vendit dhe ka humbur besueshmërinë, tregon domosdoshmërinë e largimit një orë e më parë të këtij pushteti”-tha Rama.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e martë , 14 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›