E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne bllok policia Hetim konflikteve personale

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-bllokut, policia e kryeqytetit po heton per konflikte të mëparshme të viktimës. Nëpërmjet një deklaratë të posaçme për mediat, policia ka konfirmuar se në rrugën “Ismail Qemali” në një nga lokalet më të frekuentuara të kësaj zone është vrarë me armë zjarri, tip pistoletë Nadien Zeneli 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Fushë –Krujë.

Sakaq policia ka bërë të ditur se të plagosurit e tjerë janë 23-vjeçari, Tafe Mandri dhe Bedri Miho 25 vjeç, që të dy shokë të viktimës të cilët ndodhen në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Nga policia e Tiranës thuhet se të dhënat paraprake flasin për një person të dyshuar, identikiti i të cilit ndodhet në duart e çdo efektivi pas marrjes së dëshmive ditën e djeshme.

Lidhur me ngjarjen e rëndë e cila u shënua në zonën e ish-bllokut, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri e tipit pistoletë e markës Rossi, armë kjo e cila u gjend në trupin e viktimës sëbashku me disa gëzhoja. Deri më tani, pista kryesore mbetet ajo e konflikteve personale, ndërsa nga uniformat blu ende nuk është përcaktuar nëse ajo ka të bëjë me hasmëri ose një gjakmarrje të mundshme.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›