E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagojne ish te persekutuarit e Elbasanit/Sbehemi vegla te gangstereve te bllokut social-komunist

27-11-2010 / Gazeta 55

Ne nje grup te perndjekurish politike te qytetit te Elbasanit ndoqem me habi por dhe me neveri pjesemarrjen ne protesten e pamoralshme te Partise Socialiste te ish te burgosurit politik nga diktatura komuniste Kurt Kola. Per opinionin publik shqiptar ne deklarojme se Kurt Kola nuk perfaqeson asgje prej te perndjekurve politike te diktatures komuniste.
Me keqardhje ne shohim se si nje njeri mjeran eshte kthyer ne nje vegel te interesave te tij personale dhe biznesit ne varesi te kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Shfaqja e Kurt Koles ne protesten e Partie Socialiste ne Elbasan si dhe fjala e tij eshte kulmi i shperfytyrimit te njeriut dhe idealit per te cilin ai vuajti. Ne ish te perndjekurit e Qarkut Elbasan distancohemi nga veprimet e individit Kurt Kola dhe i bejme thirrje Edi Rames te mos provokoje te perndjekurit politike me lolo komike dhe cirku si Kurt Kola. Te gjithe shqiptaret e dine se Partia Socialiste apo Partia e Punes ju vetem qe ka masakruar dhe vrare kundershtaret politike por vazhdon dhe sot te mbaje qendrime politike ne favor te krimit komunist te diktatures. Te perdoresh njerez te shitur dhe te lajthitur ne emer te ish te perndjekurve politike eshte nje fyerje dhe provokim i pa tolerueshem. Ne i bejme thirrje Edi Rames dhe kompani te heqe dore nga provokime te tilla se per ndryshe do te perballet me nje reagim te forte te ish te perndjekurve politike. Askush nuk mund te ndaloje integrimin euroatlantik te Shqiperise sepse eshte ideali dhe gjaku i martireve dhe ish te perndjekurve politike te Shqiperise. Pac faqen e zeze Kurt Kola e kompani qe shkele mbi vuajtjet dhe sakrificat e antikomunisteve dhe antibllokmeneve te rinj te Shqiperise.
Nga nje grup te ish te perndjekurish politike te Qarkut Elbasan.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›