E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton uron Shqiptare ta gezoni pavaresine

Uashington 27 nentor NOA - Ne emer te Presidentit Obama dhe te popullit te Shteteve te Bashkuara pershendes popullin e Shqiperise me rastin e Dites se Pavaresise me 28 nentor.

Ky ka qene mesazhi qe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i ka drejtuar popullit shqiptar me rastin e Dites se Pavaresise 28 Nentor 1912 duke theksuar se historia e miqesise dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u konsoliduan ne Konferencen e Parisit te vitit 1919 kur Presidenti Udrou Uilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise.

Qe prej atehere Shqiperia ka dhene nje ndihmese te cmuar per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor.Si partnere e NATO-s dhe si keshilltare e vendeve te tjera te Ballkanit qe aspirojne te behen anetare te NATO-s Shqiperia luan nje rol te rendesishem dhe aktiv per avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojne gjithashtu angazhimin e Shqiperise ne misionin nderkombetar ne Afganistan dhe dedikimin e saj per mbrojtjen e paqes ne bote tha ajo.

Duke shtuar se mbeshtetja e SHBA-ve per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.

Heqja e vizave kohet e fundit per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi juaj drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik.Jam optimiste per vazhdueshmerine e partneritetit tone me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale ndersa punojme se bashku per nje te ardhme demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane. I uroj popullit te Shqiperise gezuar Diten e Pavaresise perfundon mesazhi i shefes se Departamentit Amerikan te Shtetit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›