Folklori ne politike ose politika e folklorit
Nje lajm qe te nxit njeheresh dy ndjenja te kunderta gezim dhe trishtim. Me votat e shumices qeverisese u miratua ne parim buxheti i vitit te ardhshem.
Gezim vjen natyrshem. Mire a keq vendin nuk do ta kercenoje rreziku i asfiksimit buxhetor sic po kercenohet qeveria e Berluskonit prej segmentesh te ndryshme te politikes italiane. Kryeministri Berisha qeveria qe kryeson dhe shumica parlamentare do ta kene rrugen te hapur per te vazhduar programin elektoral me te cilin u fituan zgjedhjet e qershorit 2009 si edhe per tu shkuar deri ne fund reformave qe pret vendi. Gezimi vjen natyrshem edhe per faktin qe deputetet e opozites paten durimin thene me troc nuk moren ndonje sms per te lene sallen e Parlamentit dhe qendruan deri pas mesnate te debatonin per projekt-buxhetin. Me ne fund nje shenje e mbare sa i takon funksionimit te institucioneve duke iu larguar folklorit politik te rruges britmave e cjerrjeve te mitingasheve banderolave e flamureve te kuq qe na kane shoqeruar nje jete te tere.
Opozita nuk e votoi buxhetin ndonese debatoi ashper.
Trishtimi vjen natyrshem. Jo se u bene debate. Zaten parlamenti pa debate do ti ngjante atij Kuvendit Popullor qe kryesonte Haxhi Lleshi ku deputetet ia merrnin ndonje kenge me cifteli hiqnin nje valle ngrinin doren si robote hanin dreken e darken flinin nje nate a dy ne hotel dhe ia mbathnin fushave te kooperativave ose uzinave rrangalla qe te realizonin planin e shtetit. Debatet jane te domosdoshme sidomos ballazi ne Parlament. Lufta e te kundertave koncept i dialektikes sjell zhvillimin. Por...
Folklori politik i rruges vershoi serish ne sallen e Parlamentit si nje perrua qe ne furine e vet merr perpara gjithcka gjen. Po te shoshitesh cka u tha parmbreme ne ate salle nga shume deputete te opozites per fat te keq do te mbetet fare pak gje per te qene qe ti sherbente shumices per te korrigjuar shenjestren.
Vangjeli u soll nga u soll dhe duke mos pasur asnje ide sesi mund ti sherbeje zones se vet si deputet u hodh te kutite pa ua zene emrin ne goje. Kemi hequr apo skemi hequr dore prej kutive Ti keput veshet shefi po e teprove... Mes te tjerave tha se i qenkan vjedhur votat Dhe kujt pa Atij bicikletes me qira qe ska vota sic ironizoi dikush. A ka lidhje kjo me buxhetin
Gramozi qe sheh endrra me Sekretar te Pare me Ministri te Brendshme me Sigurim me armiq te klases me burgje dhe me internime politike pandeh se shumica parlamentare pro-europiane e ka makth emrin e Edit ashtu si vete ish-ministri komunist ka makth reformat autostradat heqjen e vizave hapjen e negociatave per pranimin e Shqiperise ne BE. Nuk me thua i nderuar lexues si mund ti sherbejne buxhetit endrrat me sy hapur te Gramozit
Ilir Beqja qe nuk e di as vete pse e bene deputet e gjeti shpetimin te shprehje te tilla si nje genjeshter e madhe mos genjeni qofshi ju qe genjeni etj. pa prure asnje fakt apo shifer qe do ti bente pasthirrmat e veta paksa te pranueshme e te besueshme. Kush pra mund te besoje se do te sillnin xhec ne te mire te buxhetit shashkat ne hava te Ilirit
Mund te sillja plot xhevahire te tilla qe e degjeneruan debatin ne folklor politik te paskajshem. Sepse edhe prej celiku ti kete nervat njeriu smund te permbahet pa shperthyer kur pret mana dhe ato i ato dalin thana. Specialistet qe kane pergatitur shifrat e buxhetit do te prisnin ide konstruktive te ndreqnin ate cka mund te kishin gabuar ose te permiresonin ate cka mund te behej me mire. Per fatin e tyre te keq degjuan marrezi honxhobonxhosh. Mos valle i mungojne specialistet opozites Nuk do ta kisha besuar kurre. Por ajo nuk ka kohe te merret me specialistet e vet. Asaj i duhet tymnaja qe te mbaje lidhur pas qerres ata qe kane sy e veshe dhe qe nje dite mund ti lene hijen i duhet te harxhoje energji qe te gjeje te pagjetshmen. Ajo e ka braktisur me kohe politiken e vertete i eshte ngjitur si me zamke folklorit politik qe te shpetoje kryetarin ne buze te gremines politike.
I turbulluar nga tymnaja ediramaiste ne Shqiperi nje djalosh bashkatdhetar qe i ka hyre prej disa vitesh gazetarise ndash te them te drejten shume simpatik sa i takon pozicionit te tij politik a ideve qe e paraprijne ndash me thoshte nje dite se nuk i duhej besuar politikes se folklorit te qeverise se sotme. E pabesueshme per mua. Se kam degjuar kurre te flase asisoj. Ia njoh prirjet e djathta qartesine e arsyetimit ndjenjen e larte te atdhedashurise perpjekjet ne dobi te pavaresise se Kosoves etj. Ia di edhe simpatite ose antipatite per aksh politikan ne Tirane ne Prishtine a ne Shkup. Mirepo sipas tij perfaqesuesit e qeverise shqiptare prane organizmave nderkombetare ketu ne Bruksel nuk paskeshin bere asgje per heqjen e vizave ose per pranimin e Shqiperise ne BE. Ti besosh kesaj sipas tij do me thene ti besosh folklorit Ai nguli kembe se i dinte mire keto pune meqe perfaqesuesit shqiptare shkelkan rralle ne mjediset e Keshillit te Europes vetem kur shoqerojne Kryeministrin ose ndonje minister.
Tymnaja ediramaiste paskesh hyre deri ne ato mjedise ku i atashuar djaloshi gazetar kalon kohen ne kerkim te lajmit. Atje mund te takoje njeriu gazetare nga e gjithe bota te bardhe e te zinj te kuq e te verdhe te vertete e te kamufluar. Prej tyre mund te mesoje por edhe ta pesoje kur nuk e di me cilin ka te beje dhe kujt i sherben ai tjetri djallit apo Zotit... Edhe une kam pasur rastin te kem qene ne ato mjedise te kem pire kafe ne kafet e lejuara per gazetare por kurrsesi nuk pretendoj se mund te kem pasur dijeni cili hyri nga hyn e nga doli ne gjithe ato hyrje-dalje ngjitje-zbritje korridore si labirint... Si pra mund arrije njeriu ne nje perfundim te sakte duke u nisur nga premisa te gabuara Mos valle kane qene folklor gjithe ato procedura te zgjatura me takime me bisedime goja-gojes me nota verbale etj. etj. per te cilat nuk kam dijeni une nuk ke dijeni ti nuk ka dijeni ai tjetri ose kemi vetem dijeni te rastesishme
Folklori ekziston vertet ne politiken shqiptare madje eshte i rrezikshem kur trullos njerezit sidomos ndonje intelektual. Ate nuk mund ta ndash nga shtellungat e tymnajes. Ama nuk e gjen kurre ne perceptimin e perditshem te realitetit shprehur me shifra me fakte me arritje te prekshme prej gjithkujt.