E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reagon Albana Vokshi pas përjashtimit: Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh!

Deputetja e PD Albana Vokshi, ka kundërshtuar vendimin e kryesisë së PD-së të drejtuar nga Basha, sipas të cilit ajo është përjashtuar përfundimisht nga kjo parti.

Në një reagim në Fb Vokshi shkruan: “Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.” shkruan zonja Vokshi.
Deputetja e PD i kujton kreut të partisë Basha se është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitimë të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›