E Enjte, 5 Nëntor 2026

PS mbledh Kongresin në 29 janar

PS do të mbledhi kongresin e saj të radhës më 29 Janar. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›