PD zyrtare: Berisha është gati të bëj gjithçka për hallin e tij, edhe të lerë viktima

Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta që dy ditë më parë zhvilloi ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Partia Demokratike zyrtare thotë se dhuna në protestë dëshmoi që Berisha është gati të bëjë gjithçka, qoftë edhe me viktima për hallin e tij personal. Më tej shkruhet se, Berisha ka angazhuar një tufë kriminelësh për të dhunuar selinë e PD-së. Në videon e postuar shihet një prej protestuesve që ngjitet me shkallë në katin e dytë të selisë, ndërsa mban në dorë një thikë.
Postimi i plotë i Partisë Demokratike:
Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.