Reagon Iniciativa Qytetare në Drenas

E plotësuar------
Lajmin se Dega e Partisë Demokratike në Drenas i është bashkuar PDK-së e ka quajtur të pavërtetë Kandidati për kryetar të Drenasit nga rradhet e Iniciatives Qytetare per Drenasin, Izet Ibrahimi.
Sipas tij asnjë anëtar nuk e ka lamjëruar dorëheqjen nga IQD-ja përveq Idriz Hysenaj i cili ka qenë edhe bartës i listës.
"Iniciativa është më fortë se kurrë dhe është duke punuar në prezantimin e konceptit të saj para qytetarëve.Sipas afateve të parapara ligjore, Iniciativa Qytetare per Drenasin e ka derguar në KQZ listen me emrin e kryetarit dhe këshilltarëve komunal në mesin e tyre edhe bartësin e listes Idriz Hysenaj.
Ai eshte futur me vetëdeshirë në Iniciative dhe ka qenë shumë i pakënaqur me PDK-në në Drenas. Pas disa ditëve Idriz Hysenaj, për arsye që veç ai i din, më ka lajmëruar me një sms se më nuk mund të llogarisim në të.
Ne jemi të bindur se shantazhet dhe kërcenimet nuk do ta ndalin vullnetin për punë dhe demaskimin e të keqes që e ka kapluar komunen e Drenasit dhe më gjërë.
I bëjmë thirrje qytetarëve që mos të biejnë pre e propagandes së shfrenuar të strukturave të caktuara të cilat edhe janë duke dhënë goditjen e fundit para se të ndeshkohen me voten e lirë te popullit” , ka thënë për Indeksonline kandidati I IQD-së për kryetar të Drenasit. /Indeksonline/
Dega e Partisë Demokratike në Drenas, me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se i janë bashkuar PDK-së për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Bartësi i listës së Iniciativës Idriz Hysenaj dhe disa të tjerë i janë bashkuar Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për të fuqizuar subjektin e PDK-së për të qenë edhe më e konsoliduar në zgjedhjet e 3 nëntorit. Përmes këtij njoftimi, PDK-ja mirëpret këtë veprim të bartësit të listës së Iniciativës Idriz Hysenaj dhe të gjithë personave të tjerë që i janë bashkuar subjektit politik të PDK-së. Dega e PDK-së në Drenas qëndron fuqishëm e përgatitur me kuadër për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ky konsolidim do të jep rezultatet e pakontestueshme në fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit”, thuhet në këtë njoftim. /Indeksonline/