E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD/Rama të bëjë transparente pasuritë që zotëron, në bashkëpunim me Fidelin dhe Dashin

TIRANE - Duke anashkaluar përgjegjësitë ligjore dhe ato morale, Edi Rama, përsëri justifikon fitimet marramendëse, duke përdorur për llogari të tij personale, zëdhënësit e Partisë Socialiste, të cilët sipas urdhrave të eprorit, vazhdojnë akuzat e pabaza në drejtim të kryeministrit Berisha dhe të afërmve të tij familjarë, thjesht e vetëm për kapital politik.
Por, atëherë kur ish kryesocialisti duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, për fshehje të pasurisë së tij, pasi për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentet që e faktojnë, po mundohet të shpërqendrojë vëmendjen e opinionit publik, por jo atë të hetimorëve.
Pas një deklarate të Elisa Spiropalit, e cila për të dytën ditë radhazi u shfaq para medieve, thjesht e vetëm, për të përmbushur një kënaqësi sado të vogël, për ish kryetarin e saj, që prej ditësh të tëra vajton humbjen e zgjedhjeve dhe tani së fundmi edhe humbjen e partisë, reagoi Partia Demokratike, duke i bërë thirrje Ramës, që të bëjë transparente pasuritë që zotëron në bashkëpunim me Fidelin dhe Dashnorin.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh dje se, “Rama po shërbehet nga një 99-she e keqpërdorur e Mjaft-it, e cila detyrohet të këndojë shpifjet dhe trillimet e Kryetarit pa mandat të Partisë Socialiste për shkakun e vetëm se me 0.99-shin tjetër ka ndërtuar vilat duke vjedhur paratë e Mjaftit”.
“Edi Rama, njeriu që nuk u përgjigj kurrë për 30 lejet e ndërtimit të dhëna Delijorgjit dhe për qytezën që po ndërton me të, për 70 për qind të lejeve të ndërtimit të dhëna studiove të Shkrelit dhe Eftimit, për përqindjet që zotëron në kullën që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij dhe fitimet marramendëse që ndan me to ndërmori sot sulmin e radhës ndaj familjes së Kryeministrit”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Sipas saj, sulmet e Ramës ndaj kryeministrit dhe familjes së tij veçse e nderojnë dhe e lartësojnë atë gjithnjë e më shumë në sytë e shqiptarëve dhe nxjerrin në pah zvetënimin e vlerave të tij morale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›