E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Qeveria: Pagat dhe pensionet do të shpërndahen sipas ligjit- Edvin Rama dhe pinjollët e bllokut vazhdojnë të shpifin

Deklaratë për shtyp e Zyrës së Shtypit pranë Kryeministrit: “Prej tre ditësh me radhë, Edvin Rama dhe ekipi i pinjollëve të bllokut, përmes mediave, të cilat i kanë vetë nën kontroll dhe konferencave për shtyp,  po vazhdojnë të shpifin e mashtrojnë se qeveria shqiptare nuk po jep rrogat për administratën dhe pensionet për pensionistët e vendit. Kjo është një tjetër gënjeshtër e turpshme që Edvin Rama shpërndan pa iu skuqur aspak faqja, përpara 800 mijë punonjësve dhe pensionistëve të vendit, të cilët kanë marrë pa përjashtim, çdo njëri prej tyre, rrogën dhe pensionin e plotë ashtu siç u takon, si dhe po marrin, si ndër të paktit në Evropë, shpërblimin e fundvitit. Qeveria shqiptare garanton edhe një herë se pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese.  Qeveria shqiptare ka në dispozicion fondin prej 15 milion dollarësh, nga i cili do të bëhet i mundur shpërblimi prej 2500 lekë për pensionistët, si dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 15 mijë lekë dhe për rrogat e tjera  do të jetë 10 mijë lekë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›