PD, Mëhilli: Z.Rama, gjej kurën e krizës tënde psikologjike e morale se ekonomia shqiptare nuk është në krizë

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli:“Krizën e thellë shpirtërore, psikologjike dhe personale nga seriali i skandaleve të publikuara në media, Edvin Kristaq Rama kërkon ta zhurmojë me të ashtuquajturën krizë ekonomike të vendit, që ekziston vetëm në mëndjen e tij dhe për të cilën ka një vit që shpif trillon dhe mashtron cdo ditë. Partia Demokratike i bën me dije Edvin Kristaq Ramës dhe bllokmenëve të rinj se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk është në krizë por është botërisht e pranuar si ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë. Në krizë të thellë morale, psikologjike dhe shpirtërore është vetëm z.Edvin dhe jo ekonomia shqiptare e cila bëri të mundur që në Maj të këtij viti të kemi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në historinë e vendit për 800. 000 familje shqiptare. Rritje të cilës z.Rama iu kundërvu në pranverë të këtij viti vetë dhe me zëdhënësit e tij, bllokmenët e rinj.Në krizë të thellë e të pashpresë është z.Rama që shpif e trillon çdo ditë për gjendjen ekonomike por jo për ekonominë shqiptare, që ka njohur këtë vit 2 bumet e saj më të mëdha në tërë historinë e vendit: Bumin turistik, me rritjen më të madhe në botë të turizmit me 36% dhe bumin e investimeve të huaja më të madh se kurrë më parë me një rritje të investimeve vetëm 6 muajt e parë të vitit 59%.Prandaj zoti Rama gjej kurën e krizës tënde psikologjike e morale se ekonomia shqiptare nuk është në krizë”....