Reagon Rama: Vendimi për selinë e PD, turp dhe shkelje ligji
Kryeministri i ardhshëm reagoi pas lajmit se presidenti Bujar Nishani ka firmosur kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë si seli e Partisë Demokratike.
Rama thotë se ky është një turp dhe shkelje ligji.
Çturp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër ligjit!
Çdo dite e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës!
8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej ’92-shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit! shkruan Rama në Twitter.
Ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka premtuar se do e zhbëjë një vendim të tillë./ep