E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani dhe Imami dorëzojnë SHQUP-in tek PD-ja. Shefi i Shtabit nuk firmos!

E.KulluriNga Muhamed Veliu, TCH

Intensifikohen përpjekjet nga ana e qeverisë shqiptare në detyrë për tia kaluar me çdo kusht godinën e SHQUP-it, PD-së.

Por kjo tentativë ka hasur në kundërshtimin e hapur të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshit.

Ndërkohë që bie në sy se e gjithë korrespondenca, që përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, vartësit e Imamit në drejtim të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë dhe ato më gjeneral Gjunkshin, janë bërë në vetëm dy ditë, 13 dhe 14 gusht, një tregues nxitimi për të mbyllur këtë çështje përpara se qeveria e re të marrë detyrën.

Këtë e vërteton korrespondenca intensive zhvilluar të mërkurën datë 14 gusht 2013 mes Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshit, përfshi atë të datës 13 gusht me Ministrinë e Brendshme.

Top Channel nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka siguruar në mënyrë ekskluzive këtë korrespondencë prej të cilës del në dritë një fakt i ri dhe i panjohur deri më tani.

Përfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga Flamur Noka, njëkohësisht Sekretar Organizativ i PD.

Me anë të shkresës së protokolluar me nr.7374 datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjësi administrimi tek Ministria e Brendshme i pronës nr. 32 me emërtim Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me vendndodhje bulevardi Zhan DArk, Tiranë thuhet në fillim të shkresës dërguar gjeneral Gjunkshit.

GJUNKSHI (2)Paragrafi i tretë i kësaj shkrese zbulon një detaj tjetër kur citohet shkresa me numër 7375/2, datë 13 gusht 2013 dërguar Ministrisë së Mbrojtjes nga QKMBM, ku thuhet:

Kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret nga ana e tyre pasi është në përfundim e sipër godina e re e ndërtuar posaçërisht për zhvillimin e aktiviteteve të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM me të gjitha kriteret e standardet teknike, çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht.

Në përgjigje të kësaj shkrese vjen ajo e datës 14 gusht 2013 nga Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me këtë përmbajtje:

Plani i ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj për shkak të bilancit negativ financiar dhe reduktimit të aktiviteteve, të zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare.

Për sa më sipër Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes kërkon prononcimin e gjeneral Gjunkshit për nxjerrjen e kësaj prone nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim pasi pa miratimin e shefit te shtabit, prona nuk mund të tjetërsohet.

Por po në të njëjtën ditë, pra datë 14 gusht 2013, gjeneral Gjunkshi i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë. Një vlerësim që me pak fjalë rrëzon kërkesën e Imamit dhe Nokës.

Fillimisht gjenerali nënvizon faktin se plani i përhapjes me terminologjinë e NATOS është një ndër elementët kushtetues të Forcave të Armatosura dhe se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik të dokumenteve të strategjik kryer, vitin e kaluar.

Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes të miratuar nga këshilli ministrave me vendim nr 269 dt 03.04.2013 është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tre asetet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Gjunkshi në shkresë jep detaje që vërtetojnë se SHQUP-i është një qendër funksionale kur ai përmend se në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATOS, takime konsultative, konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre, madje, nënvizon Gjunkshi, me cilësi të lartë.

Përballë të gjithë kësaj situate, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë mbërrin në këtë përfundim.

Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ky qëndrim i gjeneral Gjunkshit e fut në një kurs të pastër përplasje dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha, e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare.

Presidenti firmos dekretin duke vendosur veton- kundërshton qëndrimin e gjeneral Gjunkshit

Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan se Presidenti i Republikës në kapacitetet edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it.

Ky dekret ka mbërritur në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes pasditen e të enjtes.

Sikurse edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e SHQUP-it në godinë të PD-s, që nuk u bë asnjëherë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, edhe dekreti i presidentit deri këto momente ka pësuar të njëjtin fat.

Zyra e shtypit e presidencës, kontaktuar nga Top Channel për të pasur version zyrtar dhe detajet e dekretit, të vetmen përgjigje që dha ishte keni telefonuar jashtë orarit zyrtar.

Lëshimi i këtij dekreti nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e përfshin atë në një shkelje të pastër të ligjit.

Ja se çfarë thotë ligji 8671 datë 26.10.200, i ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004, kreu dy, pika 3: Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje.

Pra, përpara se presidenti Nishani ta ndërmarrë këtë hap, ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e Shefit të Shtabit të Pë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›