E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon dr.Qamile Morina

Thonë se gënjshtra eshte burimi i së keqes. Ata që genjejnë janë në gjendje të vrajnë, të vjedhin, të shtanazhojnë, të manipulojnë e edhe të realizojnë shumë dukuri të tjera negative. Thonë se gënjeshtra e mbanë flamurin e se keqës. mirëpo unë them se ajo e cila mund të i konkuroj asaj dhe bile edhe te e tejkalojë ate ështeë vetëm një, e cila quhet GJYSMË E VËRTETA.

Gjysmë e verteta apo edhe mund te quhet gjysmë gënjeshtra, është një gërshetim i së vërtetës dhe gënjeshtres. Ajo manipulon me shumë finesë sepse në brendinë e saj permbanë elemente të vërteta në mënyrë qe të deshmojë autensine e saj, mirëpo ajo shtrembëron dhe tjetërson shumë të tjera në emër të atyre të parave.

Ndonëse nuk kisha paramenduar, se ndonjëhere do të më duhet të reagoj ndaj ndonjë shkrimi në gazetë, mirepo siq duket asnjëri nga ne nuk është i aftë të parashikojë se çka do të i sjellë e nesërmja, me çfarë do të ballafaqohet.
Ka shumë qytetarë të Kosovës të cilët nuk më njohin, mirëpo ka edhe nga ata që me njohin si mjeke se cilës i kane besuar jetën, si mësimdhënse së cilës ia kanë besuar nxënjen e dijes, si deputete të cilës i kanë besuar votën dhe me kanë shëndruara në zërin e tyre ne parlament. Për të gjithë këta që më njohën dhe kishin besim tek unë dhe për te tjeret te cilët nuk më njohin, po reagoj ndaj shkrimit të datës 09/07/2013 i shkruar nga gazetarje Valmira Halimi.

Unë jam Qamile Morina, e lindur në Mitrovice. Nga viti 1983-1987 specializimin e anesziologjisë si dhe provimin final e kreva në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës.Asokohe isha anesteziologja e parë shiptare në Kosove. Ne vitin 1990 jam përzgjedhur asistente e rregullt e lëndës së Kirirugjisë si dhe kam ligjeruar anesteziologjinë për gjenerata të tëra edhe në kohët shumë të veshtira për vendin tonë. Ne vitin 1998-1990 punova si mjeke mysafire në Duisburg te Gjermanisë në subspecializim të neuroanesteziologjisë. Në vitin 2006-2010 u zgjodha Kryetare e Asociacionit Kosovar të Anesteziologëve. Gjatë mandatit timë Associacioni jonë arriti të anëtarsohet në ESA(European Society of Anesthesia) si dhe në WFSA (World Federation of Societies of Anesthesiologists).Në vitin 2007 isha themeluese udhëheqëse dhe ligjëruese e Programit Europian për Edukim Pasuniversitar për Anesteziologët Kosovar të njohur si CEEA.(Committee for European Education in Anesthesiology). Gjer në vitin 2011 isha udhëheqëse e pes kurseve pasuniversitare në kuadër të edukimit të vazhdueshëm të CEEA-së në Kosovë. Fal angazhimit serioz në arritëm të fitojmë besimin, respektin dhe përkrahjen e profesoreve eminent te Europës që mbi të gjitha e respektuan përkushtimin tonë. Nga viti 2009-2012 pata nderin të isha antare aktive e trupit më të lartë professional europian të anesteziologjisë EBA(European Board of Anesthesia). Andaj, me modesti mund te them se kontributi i imë i vogel ne trasimin e rrugës Europiane për Anestezologët Kosovar është i pamohueshëm, si dhe kontributi ime jo vetëm në edukimin e studenteve por edhe të brezit të ri në anesteziologji duke inicuar dhe kontribuar në edukimin e vazhdueshëm të Anesteziologëve Kosovar.

Këto janë disa pika kyqe të rrugës time profesionale dhe kjo është e vërteta se kush jam unë, ndërkaq në shkrimin e gazterës Valmira Halimi unë paraqitem si një person i cili keqshfrytëzon privilegjet e një doktori të shkencës! I lutem gazeterës, të më informoj se për cilat privilegje po diskutojmë? Unë nuk mbaj mend se kisha ndodnjë privilegje nga kjo kohë. Kisha page më të lartë si doktor shkence? JO. Kisha pozitë menaxheriale në emër të këtij titulli? JO. Kisha ndodnjë përfitim të ndonjë pozite akademike në kuadër të fakultetit në emër të kesaj doktorate? JO. Nuk e kam te qartë për cfarë privilegjesh aludoni të kem përfituar. Krejt çka fitova në këtë periudhë, ishin kokëdhembjet e shkaktuar nga lufta mediale e cila zhvillohej ndaj meje. Lufte e cila sicë shihet nuk ka të ndalur, tendenca për degradim personal të pabazë vazhdon me vallen që po e lueni.

Gazetarja Valmira Halimi thot se ne shumë simpoziume shkencore jam paraqitur me tituj te ndryshëm shkencore. Siç e kam cekur edhe më lartë, unë kam marr pjesë dhe marr në shume konferenca e simpoziume shkencore me punime, mirepo me keqardhje me duhet të e njoftoj gazetarën se në punimet e prezentuara në simpoziumet shkencore,asnjëher nuk shenohen titujt shkencor. Në ato takime profesionale konkurohet me punime, vepra e punë dhe jo me tituj dhe grada shkencore.

Në artikull thuhet se doktorata e ime ka zgjatë një vjet, mirëpo e vërteta qëndron se punimin të cilin fillimisht e kisha punuar dy vjet dhe e kisha mbrojt me sukses ne vitin 2002, per shkak te lëshimeve teknike administrative të UT dhe angazhimit maksimal te dashakëqinjëve për të më penguar me është dashur të e mbroj po të njejtin punim, natyrisht të zgjëruar . Pra koha intensive e cila I eshte dedikuar kesaj doktorate është 3 vjetë dhe jo 1 vjet. Sa I përket cilësisë se punimit është dëshmia se ky punim u pranua dhe u prezentua ne vitin 2007 në Konferencën e ESA-së(Eurpean Society of Anesthesthesia)në Munih dhe u publikua në suplementin e EJA-se European Journal of Anesthesia.

Konsideroj se gazetarja Valmira Halimi e beri nje shkrim te porositur, tendencioz me te vetmin qëllim që të më dëmtoj në kohën e përzgjedhjeve të stafit akademik në Universitet.

Dhe ne fund por jo më pak e rëndsishme unë dua të theksoj se jam shumë pro lirisë së mediave, gazetarisë hulumtuese që rreshtohet në sherbim te mirës së përgjithshme, por asesi kur në emër të kësaj lirie tentohet të anatemohen dhe etiketohen individët të udhehequr nga motivet personale.
(P.S. Kërkoj qe teksti I reagimit të jetë integral)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›