Ja kosovarët në kampet e Hungarisë

Mbi katër mijë kosovarë të cilët po mbahen në kampin e Debrecen të Hungarisë, shumë shpejt do të kthehen në Kosovë.
Indeksonline ka siguruar video dhe foto nga ky kamp ku shihen shumë azilantë kosovare të ngujuar brenda një hapësire.
Në njërën prej videove vërehet edhe një rrahje masive ku në kampin e Debrecen përveç kosovarëve ka edhe afgan e pakistanez.
Korridoret e këtij kampi siç shihet edhe në foto janë të stërmbushur me bërllok.
Derisa institucionet kosovare kanë ndërmarrë një fushatë kundër migrimit, autobusët me të rinj nga Kosova çdo mbrëmje marrin rrugën drejt Beogradit, ku prej aty nisen drejt Hungarisë./Indeksonline/
/> /> /> />