Tahiri: Kodra e Trimave vendos vet për themelimin e Komunës

“Sipas vlerësimit tonë, Kodra e Timave nuk duhet të jetë bastion e as mekanizëm për lojëra politike parazgjedhore, por duhet të trajtohet ashtu siç e meriton ngase ka qene bazë e rezistencës, politike, civile dhe ushtarake për krijimin e institucioneve që ishin themeli i shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Besnik Tahiri, udhëheqës i departamentit për Qeverisje Lokale nga AAK.
Sipas tij, Kodra e Trimave përmbushë disa nga kriteret bazë për të qenë komunë ku administrata dhe qeverisja duhet të jetë sa më afër qytetarit.
“Sot, jemi në lagjen Kodra e Trimave e cila sipas vlerësimeve dhe analizave tona profesionale përmbushë disa nga kriteret bazë për të qenë komunë dhe mbi të gjitha është në funksion të plotë të konceptit tonë programor për qeverisje efikase ku administrata dhe qeverisja duhet të jetë sa më afër qytetarit.”, ka shtuar ai.
Nga ana e tij, Tahiri ka përmendur disa nga kriteret për themelimin e komunave./Indeksonline/