E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani nuk mirepret Carla Bruni-n

Vatikani vendosi veto dhe Carla Bruni u detyrua te qendroje ne shtepi dhe te mos e shoqeroje bashkeshortin e saj presidentin francez Nicolas Sarkozy ne viziten ne Seline e Shenjte.

Pak para misionit presidencal bashkepunetoret e Papa Benediktit XVI i kane cuar nje mesazh shume te qarte ambasadorit ne France duke theksuar se Bruni nuk eshte e mirepritur ne Vatikan.

Sipas disa zerave shkak per refuzimin nuk eshte vetem statusi i saj ose fakti qe ka patur femije jashte martese.

Vatikani ka shume frike sidomos nga shtypi italian qe cmendet me rastin e cdo vizite te ish-top modeles. Selia e Shenjte kerkon te evitoje problemet dhe ndonje foto mes Carla-s dhe Papes se Shenjte qe mund te komentohet ne shume menyra thone disa perfaqesues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›