E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali nis marrja ne pyetje e huliganeve

Ka nisur mengjesin e sotem ne burgun e Marasit ne Itali marrja ne pyetje e Ivan Bogdanovic dhe shtate tifozeve serbe te akuzuar per trazirat mbremjen e ndeshjes Itali-Serbi.

Avokatet mbrojtes te Bogdanov kane kerkuar nje marreveshje per dy vjet burg dhe me pas debim duke u bazuar ne faktin se eshte nje person i huaj.

Nga ana tjeter prokurori i ceshtjes ka deklaruar se akuzat qe mund te rendojne mbi te pandehurin variojne nga shkaktimi i demeve dhe shkelja e normave te rendit publik deri tek rezistenca ndaj zyrtareve publike.

Bogdanov i cili u etiketua nga mediat italiane me nofken bisha rrezikon nga nje deri ne kater vjet burg denim ky qe mund te rritet ne baze te sjelljes.

Per shkak se dogji flamurin shqiptar ne stadiumin e Xhenoves autoritetet italiane e kane transferuar ate ne nje qeli izolimi te sektorit femeror nga frika se mos perplaset me te burgosur shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›