E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Cristiano le Barcen 10 pike prapa

Real Madrid ka mundur me rezultatin 4-2 Levanten dhe tashmë shton avantazhin në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me 10 pikë ndaj Barcelonës së vendit të dytë.

Siç është bërë e zakonshme tashmë në Bernabeu, madrilenët pësuan gol të parët por arritën të përmbysin rezultatin falë tre golave të Cristiano Ronaldos dhe golit të Karim Bnezema. Për miqtë u shënuan nga Cabral dhe Kone.

Pika e kthesës e ndeshjes ishte 11-metërshi dhe dalja me karton të kuq e mesfushorit Iborra të Levantes në fund të pjesës së parë. Nga pika e penalltisë Cristiano Ronaldo shënoi duke barazuar rezultatin dhe duke çliruar ekipin e drejtuar nga Mourinho.

Me këtë fitore Real Madrid pothuajse ka marrë gjysmën e titullit kampion falë edhe humbjes së Barcelonës në Pamplona ndaj Osasunës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›